
Hezbollahu libanez njoftoi se kishte nisur një sulm me raketa dhe mortaja drejt pozicioneve izraelite në fermat Shebaa, midis Libanit dhe Sirisë. Partia shiite tha se kishte shënjestruar këto pozicione "me saktësi". CNN thotë se sulmi zgjati rreth një orë
Ndërkohë nga ana tjetër , izraelitët kanë goditur autokolonat me civilë që largoheshin nga qyteti i Gazës, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë. Mes viktimave ka shumë fëmijë.
Izraeli dha ultimatum për largimin e qytetarëve nga Gaza dhe orari i vendosur ka përfunduar. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal për hyrje ushtarake të Izraelit në Gaza.
Lini një Përgjigje