TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 13:21

Egjipti, SHBA dhe Izraeli bëjnë marrëveshje për largimin e të huajve nga Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Egjipti, SHBA dhe Izraeli bëjnë marrëveshje për largimin e

Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’iu lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit, njoftoi zyrtari i lartë egjiptian. Ai tha se Izraeli është pajtuar që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar. Ai u shpreh gjiithashtu se Katari është përfshirë në negociata dhe pjesëmarrësit kanë marrë edhe miratim prej grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Një zyrtar i dytë në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, ka thënë se kanë pranuar “instruksione” për t’u rihapur në pasditen e së shtunës për të huajt që arrijnë aty prej Gazës. Zyrtari i parë tregoi se negociatat janë ende duke u zhvilluar për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë përmes kësaj pike kufitare.

Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për mediat, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press. Izraeli ka urdhëruar evakuime masive të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës për në jug.

Atyre u është dhënë afat që të largohen deri në orën 16:00 të së shtunës, sipas orës lokale dhe më pas pritet të ketë ofensivë eventuale ushtarake të Izraelit në Gaza. Përshkallëzimi i konfliktit ka ndodhur një javë më parë, kur pjesëtarë të Hamasit kanë kryer sulme të befasishme në Izrael, duke lënë të vdekur mbi 1.000 persona.

Një shifër e ngjashme viktimash është regjistruar edhe në Gaza, si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, i cili i ka shpallur luftë Hamasit dhe është zotuar për ta shkatërruar atë.

egjipt shba izrael marreveshje

Lini një Përgjigje