
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë reaguar pas vrasjes së gazetarit të Reuters, Issam Abdallah i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, ndërkohë që 6 persona të tjerë u plagosën.
Ata thonë se po shqyrtojnë “incidentin” ku humbi jetën gazetari, por nuk pranuan të ketë gjetur vdekjen nga sulmi i izraelit.
Videografi i Reuters, Issam Abdallah u vra kur Izraeli gjuajti me artileri në zonën ku ai dhe gazetarë të tjerë ishin mbledhur për të raportuar ditën e djeshme. Si pasojë e sulmi mbetën të plagosur edh 6 persona të tjerë. Ata kishin veshur xhaketa me etiketa shtypi në momentin e sulmit, raporton CNN.
Pa përmendur emrin e Abdallah, zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha se vdekja e tij ishte "një gjë tragjike", për të cilën atyre u vjen shumë keq, por nuk pranuan se ishte një sulmi izraelit që i mori jetën gazetarit. Ai shtoi se ata kanë pamje vizuale të incidentit dhe po i shqyrtojnë.
Gazetarët nga organizatat ndërkombëtare të lajmeve Al Jazeera, Agence France Presse dhe Reuters ishin ndër viktimat e incidentit, i cili shënon një nga katastrofat më të rënda të shtypit që nuk ka dalë ende nga lufta e Izraelit kundër Hamasit.
Lini një Përgjigje