TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 16:24

"Pas luftës, shko në shtëpi", izraelitët i ‘kthejnë shpinën’ Netanyahu

Shkruar nga Pamfleti

"Pas luftës, shko në shtëpi", izraelitët i

Ndërsa Herzi Halevi, shefi i kabinetit, kërkoi falje para gjithë kombit, zyra e kryeministrit lëshoni një deklaratë për të sqaruar se Benjamin Netanyahu është njoftuar vetëm në agim të së shtunës së tmerrit, se kishte filluar pushtimi, apo për lëvizjet e dyshimta të paraushtarakëve të Hamasit brenda Gazës. Madje sipas tyre as për vendimin e marrë nga shërbimet sekrete që të përforcojnë jugun me një njësi të ndërhyrjes së shpejtë kundër terrorizmit, por tani është shumë vonë për justifikime të tilla.

Izraelitët nuk presin një akt shtrëngimi nga kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit, ata presin fundin e kësaj lufte - sado e gjatë të jetë -, për t'i dhënë fund Hamasit dhe për t'u kthyer për të votuar udhëheqjen e re.

Partia e Netanyahut dhe i gjithë koalicioni i tij i ekstremit të djathtë - sipas sondazheve të publikuara nga gazeta Maariv - shpërthejnë, partia e kryeministrit e gjen veten me ulëse në parlament, pothuajse të përgjysmuara. Ndërkohë grupi opozitar i drejtuar nga Benny Gantz sipas sondazheve arrin në 41 deputetë nga 12 aktual nëse futet tani në zgjedhje.  

Në këtë javë të parë lideri i padiskutueshëm i Likud-it (Netanyahu), gjithsej gjashtëmbëdhjetë vjet në karrigen e kryeministrit, po paguan jo vetëm fatkeqësinë rreth Rripit, 1300 personat e masakruar, 150 pengjet e rrëmbyera nga terroristët. Komentuesit në gazetat kryesore e akuzojnë atë se iu deshën pesë ditë për të pranuar propozimin e Gantz nga opozita për të formuar një qeveri emergjente dhe një kabinet të kufizuar lufte në të cilin të dy ulen së bashku me Gallant. Duke negociuar dhe manovruar sikur një javë më parë disa mijëra paraushtarakë palestinezë të mos kishin pushtuar jugun e vendit.

“Kjo marrëveshje – shkruan Yossi Verter në gazetën Haaretz – është për të e keqja më e vogël. I shpëton një grindje të brendshme me dy partitë e së djathtës radikale, i rezervon fuqinë për të marrë vendime diplomatike-ushtarake në seancat e zgjeruara të qeverisë”. Gantz ka sqaruar tashmë se marrëveshja është e vlefshme vetëm për kohëzgjatjen e konfliktit.

Sipas Yossi Verter, një minutë pas armëpushimit, opozitari Gantz duhet të largohet nga qeverisja e përbashkët dhe të hyjë në zgjedhje për ta dërguar Netanyahun në shtëpi./Corriere Della Sera

netanyhau izraeli

Lini një Përgjigje