
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka sulmuar ambasadorin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Mike Murphy, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe manipulues.
Ai shtoi më tej që kur SHBA themeluan një përfaqësi diplomatike në Bosnje dhe Hercegovinë, kurrë nukl kanë dërguar një ambasador më të keq se aktuali, Michael Murphy. Sipas tij edhe diplomatët e vendeve të tjera gjithashtu mendojnë njësoj si ai, por kanë frikë ta thonë publikisht.
“Murphy është një ngatërrestar, gënjeshtar dhe manipulues i zakonshëm. Ai thotë se nuk ndihet i kërcënuar nga qytetarët e Republikës Srpska, gjë që askush nuk e ka pretenduar. Por e vërteta është se qytetarët e Republikës Srpska janë të kërcënuar nga veprimet e tij në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik për agjencinë e lajmeve 'Srna', raporton 'N1'.
I pyetur në lidhje me deklaratën e Murphy se Dodik nuk flet në emër të të gjithë banorëve të RS, Dodik u përgjigj se si president i zgjedhur ligjërisht i RS, ai do të vazhdojë të shprehë pikëpamje politike që pasqyrojnë mendimin e shumicës në Republika Srpska, pasi sipas tij ai është zgjedhur nga shumica.
“Për sa i përket mendimit të tij se jam në telashe: problemet që gjoja më presin janë krijuar nga Murphy, ndaj është komike kur thotë se nuk do të merrte pjesë në të. Ai nuk ka asgjë më shumë për të marrë pjesë, ai tashmë ka bërë gjithçka”, tha Dodik.
Ai akuzoi gjithashtu ambasadori amerikan se qëndron pas aktakuzës së Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Dodikut për shkak të mosekzekutimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë.
Veç këtyre “miqve”, çfarë do të na bëjë armiku?”, pyeti Dodik.
Ndërkohë dje, në një intervistë për Banjaluka.net, ambasadori Murphy tha se Dodik është "një avatar i lakmisë, jo një avatar i popullit serb".
Lini një Përgjigje