
Militantët e Hamasit mund të kenë planifikuar sulmin e tyre vdekjeprurës në Izraelin jugor më shumë se një vit përpara. Kështu të paktë sugjeron një dosje me 8 faqe e emërtuara "Top Sekret", e cila thuhet se është gjetur në trupat e luftëtarëve të Hamasit në zonën e betejës.
Në kopertinën e pasme të dokumentit sekret shënohet data “Tetor 2022”. Kjo mund të nënkuptojë se planet ishin përgatitur mirë, të paktën 12 muaj përpara sulmeve.
Dokumentet, të shkruara në arabisht, thuhet se janë gjetur nga ushtarët izraelitë dhe reaguesit e urgjencës. Ata sugjerojnë se militantët e Hamasit kishin planifikuar të synonin popullsinë civile dhe të merrnin pengje .
Sky News ua tregoi dokumentet ekspertëve të Hamasit, të cilët thanë se megjithëse janë të vështira për t'u konfirmuar me 100% besim, ato ka të ngjarë të jenë të vërteta. Katër faqe u postuan publikisht në një kanal Telegram të drejtuar nga ‘South First Responders’ - një grup vullnetar - që ndihmon në rikuperimin e trupave.
Katër faqe të tjera u ndanë më pas me Sky News – dhe të gjitha flisnin në lidhje me një plan të dukshëm ushtarak për të shënjestruar Mefalsim, një kibutz afër Gazës. Plani, megjithatë, nuk ishte i suksesshëm me militantët që thuhet se u shtynë nga siguria lokale dhe besohet se askush brenda kibucit nuk u vra.
Sugjerimi se planet e Hamasit mund të kenë qenë në një fazë të avancuar në tetor të vitit të kaluar është përshkruar si një dështim "shumë serioz" i inteligjencës izraelite.
Një nga dokumentet sekret titullohet "Misioni Kibbutz Mefalsim" dhe përshkruan strukturën e ekipit të dërguar si të përbërë nga "një komandant dhe dy skuadra me pesë persona". Gjithashtu sugjeron se kjo është "faza A" e sulmit. Një dokument tjetër përshkruan planet për të "marrë ushtarë dhe civilë si të burgosur dhe për të marrë pengje dhe për të negociuar rreth tyre".
Ndërsa një ekip ishte caktuar për të hapur vrima në gardhe, të tjerët u caktuan për të siguruar zjarr artilerie. Në dokument thuhet: "Grupi i parë hap një hendek në gardhin me tela dhe sulmon kibucin nga jugu".
Një seksion tjetër tregon se çfarë pajisje do të nevojiteshin për të prerë telat dhe informacion mbi kohëzgjatjen që do t'u duhej militantëve për të kaluar me forcë. Një shembull është vlerësimi se "tela e gjeneratës së tretë" do të merrnin "40 sekonda" për tu këputur.
Disa faqe detajojnë gjithashtu parashikimet për kohëzgjatjen që do t'u duheshin përforcimeve izraelite për të mbërritur, me paralajmërime se trupat e vendosura aty pranë mund të mbërrinin në kibuc "brenda 3-5 minutash".
Dokumentet e Hamasit janë sekuestruar nga forcat izraelite pas konfrontimeve të mëparshme, përfshirë në vitin 2014. Disa kanë vënë në dyshim pse dokumentet shfaqin data në formatin e kalendarit gregorian dhe jo në kalendarin islamik, duke qenë se Hamasi është një organizatë islamike.
Megjithatë, ekspertët me të cilët foli ‘Sky News’ vunë në dukje se kjo nuk është krejtësisht e pazakontë, me një që vuri në dukje se kjo është vërejtur në dokumentet e publikuara nga organizata të tjera islamike.
Faqja e parë e dokumentit tregon gjithashtu emblemën e përdorur nga krahu i armatosur i Hamasit - brigadat al Qassam. Imazhi është i njëjti i shfaqur në dokumentet e tjera të Hamasit dhe në kanalin e tij publik Telegram.
Grupi ‘South First Responders’ fillimisht filloi të postonte video dhe foto të mbledhura të dielën më 8 tetor. Postimet e tyre të para ishin nga vendi i festivalit Supernova në Re'im dhe më pas nga vendbanime të ndryshme. Një imazh është i një harte që detajon rrugën që Hamasi do të merrte pranë vendbanimeve Kisufin dhe Ein HaShlosha. Më shumë se 1300 izraelitë u vranë në sulmet në jug të Izraelit dhe çuan në shpalljen e luftës ndaj Hamasit./Përshtati 'Pamfleti' nga 'SkyNews'
Lini një Përgjigje