
Irani ka refuzuar kategorikisht propozimin e vendeve evropiane për të rifilluar bisedimet bërthamore mbi programin e saj bërthamor, duke deklaruar se nuk sheh "asnjë arsye" për të vazhduar dialogun me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë, pas rivendosjes së sanksioneve të rënda të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit, të cilat hynë në fuqi në fund të muajit të kaluar.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë të raportuar nga Agjencia France-Presse (AFP) pak më parë, theksoi se bisedimet me fuqitë evropiane nuk do të sjellin asgjë pozitive.
"Ne vërtet nuk shohim asnjë arsye për të negociuar me ata. Çfarë mund të bëjnë ata dhe çfarë rezultati pozitiv mund të kenë negociata të tilla?", u shpreh Araghchi, duke iu referuar direkt deklaratës së së premtes së tre vendeve evropiane, të cilat kishin shprehur gatishmërinë për të rifilluar negociatat e bllokuara.
Refuzimi vjen pas dështimit të bisedimeve të fundit bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore, të cilat nuk arritën të prodhojnë ndonjë përparim të dukshëm. Zemërimi iranian është nxitur kryesisht nga rivendosja e sanksioneve të OKB-së, të cilat hynë në fuqi për herë të parë në një dekadë.
Këto sanksione, të aktivizuara tre muaj pas bombardimeve të koordinuara të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave në Iran, synojnë të frenojnë programin e raketave bërthamore dhe balistike të Teheranit.
Lini një Përgjigje