TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2025, 19:41

Witkoff shijon momentet e “lavdisë”, fjalimi i tij ‘ndez’ Sheshin e Pengjeve në Izrael; emri i Netanyahut irriton turmën!

Shkruar nga Pamfleti

Witkoff shijon momentet e “lavdisë”, fjalimi i tij

I dërguari i Donald Trump-it në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, foli Sheshin e Pengjeve në Izrael ku mijëra izraelitë ishin mbledhur për paqe dhe unitet. Duke u ngjitur në skenë në mes të brohorjeve të forta, Witkoff e hapi fjalimin e tij me një rrëfim personal.

“E pashë ëndërr këtë natë. Kjo është pamja më e fuqishme, duket sikur janë pothuajse më shumë se 100,000 njerëz këtu sonte. Zemrat tona rrahin si një i vetëm, të mbledhur këtu në Tel Aviv për paqe, për unitet dhe për shpresë në këtë vend të shenjtë që e quajmë Sheshi i Pengjeve”, tha ai, duke u drejtuar turmës së madhe që mbushi sheshin historik të Tel Avivit.

Witkoff, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat diplomatike të fundit në rajon, theksoi se do të dëshironte që ish-presidenti Trump të ishte i pranishëm për të parë këtë spektakël.

Do ta donte shumë këtë. Sonte festojmë diçka të jashtëzakonshme. Një moment që shumë e menduan të pamundur, megjithatë ja ku jemi, provë e gjallë se kur guximi takon bindjen, mrekullitë mund të ndodhin. Guximi i atyre që refuzojnë të heqin dorë nga shpresa”, shtoi ai, teksa turma duartrokiti nga për,endja e emrit të Trumpit.

Nga ana tjetër, përmendja e Netanyahut shkaktoi fishkëllima. Witkoff falënderoi “udhëheqjen e guximshme” të presidentit amerikan, përpara se të kalonte te kryeministri izraelit Benjamin Netanyahut. Përmendja e emrit të këtij të fundit u prit me fishkëllima të forta nga pjesë të turmës, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme politike në vend.

Më lejoni ta përfundoj mendimin tim. Isha në llogore me kryeministrin, më besoni, ai ishte një pjesë shumë e rëndësishme këtu”, tha ai duke u munduar që të qetësojë situatën.

Por, sapo ai rifilloi të flasë për Trump-in, atmosfera u ndryshua menjëherë: turma shpërtheu në brohoritje të zjarrta dhe me korin “Faleminderit Trump!”.

Ne të gjithë i kemi një borxh mirënjohjeje të thellë Presidentit Trump. Në kohët më të këqija, ai refuzoi të pranonte idenë se paqja në Lindjen e Mesme ishte e pamundur. Ai bashkoi kombet dikur të ndara nga breza konflikti dhe na tregoi se paqja e përbashkët është më e fortë se dhimbja e përbashkët”, përfundoi Witkoff, i cili ka qenë figura qendrore në këto bisedime paqeje.

Lini një Përgjigje