TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2025, 17:49

Zelensky lavdëron Trump-in... për “arritjen e jashtëzakonshme” në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky lavdëron Trump-in... për “arritjen e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ka uruar për, siç e cilësoi ai, një “arritje të jashtëzakonshme” në Lindjen e Mesme.

Në bisedë e sipër, e përgëzova Presidentin Trump për suksesin dhe marrëveshjen për Gazën që arriti të sigurojë – një arritje e jashtëzakonshme,” shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

Më tej, ai shtoi se “nëse një luftë mund të ndalet në një rajon, atëherë me siguri edhe luftëra të tjera mund të ndalen – përfshirë edhe luftën ruse”.

Deklarata e Zelensky-t vjen pasi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u shpreh për Sky News se plani i Trump-it për Gazën mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera.

Rasmussen tha se është “optimizmit” për planin e Trump-it, duke shtuar se “e njëjta qasje duhet të përdoret për të ndërtuar një proces paqeje edhe në Ukrainë”.

Lini një Përgjigje