TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2025, 13:55

Inaugurimi i Trump, vallëzimi i Melanie me ushtarin amerikan ‘pushton’ rrjetin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Inaugurimi i Trump, vallëzimi i Melanie me ushtarin amerikan
Melania Trump

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka qenë duke vallëzuar me një ushtar amerikan.

Sipas mediave të huaja, ngjarja është filmuar në Ballon “Komandanti në Krye” e mbajtur me rastin e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

Ky event ceremonial, i dedikuar të gjitha degëve të ushtrisë amerikane, ka përfshirë një numër vallëzimesh dhe momente të veçanta, duke përfshirë një vallëzim të Melania Trump me anëtarin e Gardës Nderi të Forcave Ajrore, Henry Wallen.

Melania gjatë vallëzimit shfaq një buzëqeshje të veçantë, ç’ka ka bërë që momenti të marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj, Trump së bashku me bashkëshorten e tij, tashmë Zonja e Parë, Melania, ndonjëherë dukej sikur nuk reflektonin entuziasmin e një dite historike si kjo e betimit (20 janar 2025).

Me një kapele që dukej sikur i pengonte shikimin, dhe një mimikë të ngurtë, Zonja e Parë reflektonte mosinteresim ndaj kësaj ngjarje, deri në 'bezdisje'.

Edhe vetë republikani 78-vjeçar shpesh dukej sikur po përjetonte një moment monoton, dhe jo rikthimin e tij zyrtar në krye të superfuqisë botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë përshtypje ata e lanë veçanërisht gjatë drekës zyrtare në Kapitol, të mbajtur pas inaugurimit. 

 

melania trump inaugurimi i trump

Lini një Përgjigje