TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2025, 11:49

Mediat e huaja: Rama "tërhiqet" nga mbyllja e TikTok pas qëndrimit të Trump

Shkruar nga Pamfleti
Mediat e huaja: Rama "tërhiqet" nga mbyllja e TikTok pas
Edi Rama dhe Trump

Kryeministri Edi Rama ka zbutur qëndrimin e tij ndaj platformës TikTok, pas një takimi me një zyrtare të kompanisë.

Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, Rama mund të marrë në konsideratë qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur këtë rrjet social.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP, shkruan se burime nga TikTok thonë se takimi ishte konstruktiv.

Por agjencia thekson se kthesa e Ramës vjen pikërisht pas vendimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump për të lejuar kompaninë që të operojë në SHBA.

“Kthesa e dukshme e Ramës erdhi dy ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ajo do të ndalohet përfundimisht në këtë vend”, shkruan AFP.

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA.

Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt.

Presidenti Trump u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me shefin ekzekutiv të firmës “Oracle’ Larry Ellison, me shefin e kompanisë ‘Softbank’, Masayoshi Son, dhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ‘OpenAI’ Sam Altman, lidhur me një nismë për të investuar 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.

Pas takimit një gazetar e pyeti zotin Trump nëse do të ishte i hapur ndaj mundësisë që Elon Musk të blinte platformën TikTok. Presidenti tha se po, por po ashtu i sugjeroi shefit të kompanise Oracle që të blinte rrjetin Tik-Tok.

“Do të isha i hapur nëse (Elon Musku) do ta blinte. Por do të doja që ta blinte edhe Larry. Unë kam të drejtë të bëj një marrëveshje. Pra, Larry, marrëveshja që kam parasysh është kjo, le ta negociojmë para mediave. Po them që Shtetet e Bashkuara të japin autorizimin që Tik Tok-u të mos mbyllet, por të marrin gjysmën e platformës. Mendoj se është e arsyeshme. Si mendon?”, u shpreh Presidenti.

tik tik rama trump

Lini një Përgjigje