
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ketë kundërpërgjigje të ashpra pas sulmit të fundit në Siri, ku tre amerikanë humbën jetën dhe tre të tjerë u lënduan, ngjarje që autoritetet amerikane e atribuojnë organizatës ekstremiste Shteti Islamik (ISIS).
Ngjarja u komentua nga Trump para mediave në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për ndeshjen tradicionale të futbollit mes Ushtrisë dhe Marinës në Baltimorë. Ai shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve amerikane, duke i cilësuar të rënët si “patriotë të mëdhenj”, dhe uroj për shërimin e shpejtë të tre ushtarëve të plagosur.
Në një mesazh në rrjetin social Truth Social, Trump shkruajti se sulmi ishte një akt i drejtpërdrejtë i ISIS kundër Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë, duke theksuar rrezikun e lartë në zonat e Sirisë që “nuk kontrollohen plotësisht”. Ai shtoi se Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte “shumë i zemëruar” nga ky sulm dhe paralajmëroi se do të ketë kundërpërgjigje shumë serioze.
Sulmi, i cili ndodhi pranë qytetit historik të Palmyrës, shënon goditjen e parë të forcave amerikane në Siri që çon në viktima pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad një vit më parë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se një nga të vrarët ishte një përkthyes amerikan, dhe se operacioni ku ndodhën humbjet i përkiste misioneve të vazhdueshme anti-terroriste në rajon.
Sipas raportimeve siriane nga agjencia shtetërore SANA, një person i armatosur që dyshohet se lidhej me ISIS hapi zjarr në hyrje të një baze ushtarake. Autoritetet siriane po hetojnë nëse ai ishte anëtar aktiv i grupit, apo thjesht ndjekës i ideologjisë së tij, duke hedhur poshtë spekulimet se sulmuesi mund të kishte qenë pjesë e shërbimeve të sigurisë.
You can't get Nobel Prize with revenge and grabbing but only by giving e respecting.