TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2024, 16:17

Sulmi i djeshëm ndaj Nasrallah, ushtria Izraelite: U vranë 20 udhëheqës të lartë të Hezbollahut!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i djeshëm ndaj Nasrallah, ushtria Izraelite: U vranë 20

Izraeli thotë se vrau 20 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut të rangjeve të ndryshme, gjatë sulmit që la të vdekur liderin Hassan Nasrallah në selinë e grupit të premten.

Ushtria izraelite thotë gjithashtu se vrau Ibrahim Hussein Jazinin, kreun e njësisë së sigurisë së Nasrallah, dhe Samir Taëfiq Dib, të cilin ushtria izaelite e përshkruan si “të besuarit dhe këshilltarit prej kohësh të Nasrallah”.

Ushtria shton se selia e Hezbollahut ishte e ngulitur nën disa ndërtesa civile. Më herët Hezbollah konfirmoi se një nga anëtarët e tij të lartë u vra nga sulmet ajrore izraelite të shtunën.

Nabil Qaouk, kreu i këshillit të sigurisë parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i këshillit të tij qendror, u vra nga avionët luftarakë izraelitë dje”, tha më herët IDF.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zhvillimi i një lufte gjithëpërfshirëse me Hezbollahun ose Iranin nuk do t'i kthejë izraelitët të sigurtë në shtëpitë e tyre në veri të vendit.

Kirby i tha CNN se Shtetet e Bashkuara po vazhdonin të bisedonin me Izraelin për hapat e duhur të ardhshëm në Liban.

Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA ka rritur gatishmërinë e forcave shtesë që mund të vendosen në rajon.

Lini një Përgjigje