Në botën e sotme kaotike dhe të rrezikshme, mundësia e vetme e Evropës për të ecur përpara është të tregojë forcë përmes unitetit. Sa më të forta të bëhen forcat nacionaliste, aq më e dobët do të jetë Evropa...
Pas datës 5 nëntor, bota do të mësojë nëse amerikanët kanë hequr dorë nga udhëheqja e botës, apo kanë vendosur që ta mbajnë ende këtë rol, së bashku me angazhimin e vendit të tyre ndaj aleancave të vjetra si NATO. Këto janë alternativat e zymta, të përfaqësuara përkatësisht nga izolacionisti Donald Trump dhe zv/presidentja Kamala aktuale Harris.
Por teksa bota po ndjek me shqetësim zgjedhjet në SHBA, evropianët kanë votuar tashmë në një farë kuptimi. Zgjedhjet e fundit në dy vendet më të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania, prodhuan një rezultat dëshpërues për ta thënë në mënyrë elegante.
Ato shënuan rritje të rëndësishme për të djathtën ekstreme anti-perëndimore dhe anti-evropiane.
Edhe pse së djathtës ekstreme iu mohua një shumicë e plotë parlamentare në të dyja vendet, forcimi i saj ishin shumë i konsiderueshëm dhe nuk mund të shpërfillet.
Por në perspektivë, në secilin prej këtyre vendeve do të jetë më e vështirë të formohet një shumicë e qëndrueshme e forcave demokratike, dhe kësisoj do të jetë më e lehtë për të djathtën ekstreme që të marrë në fund pushtetin përmes zgjedhjeve demokratike.
Pas humbjes demoralizuese të qendrës në zgjedhjet evropiane të qershorit, presidenti francez Emmanuel Macron e shpërndau papritur Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhjet e reja të parakohshme. Por ajo lëvizje prodhoi një parlament pa një shumicë qeverisëse. Edhe pse një aleancë e partive të krahut të majtë fitoi shumicën e vendeve, ajo nuk ia doli të siguronte një shumicë absolute (50+1).
Nga ana e tij, Macron refuzoi të bashkëpunonte si me të majtën ekstreme, ashtu edhe me Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila kishte fituar më shumë vende në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër, ai emëroi së fundmi një kryeministër nga radhët e republikanëve të qendrës së djathtë goliste, e cila është zvogëluar shumë duke u reduktuar në një parti të vogël në parlament.
Zgjedhja e tij, Michel Barnier, ka udhëhequr më herët negociatat e BE-së me Britaninë e Madhe mbi Brexit, ndaj shihet si një figurë e qëndrueshme. Megjithatë Macron i ka hapur de fakto derën pjesëmarrjes indirekte në qeveri të Tubimit Kombëtar, dhe kjo për shkak të varësisë së tij nga mbështetja e heshtur e partisë për Barnier.
Një situatë e ngjashme po shfaqet tani në Gjermani, ku zgjedhjet rajonale në Turingi dhe Saksoni, nuk arritën të prodhonin një shumicë për partitë e qendrës. Për pasojë, mënyra e vetme për të mbajtur jashtë qeverisë Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, është përfshirja në të e Aleancës Sahra Ëagenknecht (BSË), një parti pro-ruse e krijuar kohët e fundit, qëllimi kryesor i së cilës është t’i japë fund luftës në Ukrainë duke negociuar për “paqen” sipas kushteve të Vladimir Putiitn.
Pavarësisht fitores së ngushtë të Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë në Brandenburg të dielën e javës së kaluar, zgjedhjet e fundit rajonale në Gjermani, ishin një ogur i keq për atë që mund të ndodhë zgjedhjet parlamentare të shtatorit të vitit që vjen.
Tani për tani, dobësia e qendrës në Francë ashtu edhe në Gjermani, mund t’i japë Putinit një vend në kabinetet qeveritare të të dyja vendeve. Sigurisht, në aspektin politik Franca dhe Gjermania nuk janë Hungaria apo Sllovakia. Por nga ana tjetër, këto të fundit nuk janë aq të rëndësishme për të ardhmen e BE-së sa Franca dhe Gjermania.
Nëse francezët dhe gjermanët janë në krizë, pasi nuk mund të formojnë një qeveri të shumicës së qendrës, është e sigurt se BE-ja do të ngecë dhe paralizohet përballë luftës së Putinit. Ç’është më e keqja, në një rend botëror që po ndryshon shumë shpejt, dhe që po diktohet gjithnjë e më shumë nga rivalitetet e fuqive të mëdha, Evropa do të dilte jashtë skenës globale.
Pra Evropa po përballet aktualisht me një kërcënim të trefishtë, dhe ky ai është bërë më akut pas zgjedhjeve të këtij viti. Rendi i saj demokratik, kërcënohet nga nacionalizmi i brendshëm, revizionizmi i dhunshëm nga jashtë dhe rikthimi i mundshëm në krye të SHBA-së i një njeriu që e përbuz NATO-n (dhe sigurinë që ajo ka garantuar për dekada).
Nacionalizmi është ringjallur në të gjithë Evropën prej të paktën një dekade, pasi dha rezultatin e tij të parë të madh dhe të rrezikshëm me referendumin pro Brexit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Por pasojat e kësaj ringjalljeje, vazhdojnë të tronditin kudo që shfaqen. Rëndësia e suksese elektorale në Gjermani nga e djathta ekstreme nuk mund të mbivlerësohet.
Zhvillime të tilla janë dhe do të mbeten shumë dobësuese për BE-në, teksa ajo ecën përpara nën një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më sfidues. Një Evropë, e cila mbetet ideologjikisht e përkushtuar ndaj epokës së shteteve-kombe, nuk do të jetë në gjendje të arrijë integrimin e mëtejshëm brenda vetes, një proces shumë i nevojshëm për ruajtjen e sovranitetit të saj në botën e sotme.
Dhe nuk do të jetë në gjendje as të hartojë politika efektive dhe koherente për të menaxhuar sfida shumë delikate si emigracioni, edhe pse Evropa ka nevojë për emigrantët për ta trajtuar krizën e saj demografike. Në rast se evropianët vazhdojnë që të mbështesin partitë neo-nacionaliste, ata do të dëmtojnë veten e tyre.
Në botën e sotme kaotike dhe të rrezikshme, mundësia e vetme e Evropës për të ecur përpara është të tregojë forcë përmes unitetit. Sa më të forta të bëhen forcat nacionaliste, aq më e dobët do të jetë Evropa.
Shënim: Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm dhe zëvendës kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005./Përshtati Pamfleti nga “Project Syndicate”
Lini një Përgjigje