TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2024, 12:38

Del në “dritë” plani i “çmendur” i Boris Johnson, si Anglia planifikoi të pushtonte Holandën në vitin 2021!

Shkruar nga Pamfleti

Del në “dritë” plani i “çmendur” i

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka rrëfyer se në mars të 2021, diskutoi një operacion të mundshëm ushtarak në kulmin e pandemisë, për të “pushtuar” Holandën.

Qëllimi i këtij pushtimi ishte për marrjen e 5 milionë dozave të vaksinës anti-Covid, për të cilat BE-ja asokohe, kërcënonte se do t’i bllokonte eksportin drejt Britanisë së Madhe.

Boris Johnson ka konsideruar një "bastisje ujore" në një magazinë holandeze për të kapur vaksinat Covid gjatë kulmit të pandemisë.

Në librin e tij që pritet të botohet së shpejti, Johnson shpjegonm se kishte marrë garanci nga Zëvendës Shefi i Shtabit të Mbrojtjes britanike në atë kohë, gjeneral-lejtwnant Doug Chalmers, se një operacion ushtarak për të kaluar Kanalin me varka të vogla dhe lundrimi në kanalet holandeze do të kishte qenë i realizueshëm.

Por gjithashut, Chalmers e kishte paralajmëruar atë për pasojat e mundshme diplomatike, duke theksuar se misioni nuk do të kalonte pa u vënë re dhe se “nëse do të zbuloheshim, do të duhej të shpjegonim pse në fakt po pushtonim një aleat të NATO-s”. Johnson pranoi se ishte kishte rënë dakord në fshehtësi me këshilltarët, të cilët e konsideruan idenë “të çmendur”, por nuk donin ta pranonin publikisht.

Britania po vaksinonte më shpejt se BE-ja. Pas dy muajsh negociatash të pafrytshme, kisha arritur në përfundimin se BE-ja po na trajtonte me keqdashje dhe përbuzje, pasi ne po vaksinonim popullsinë tonë shumë më shpejt se ata,” tha ai.

Johnson, i zgjedhur kryeministër në dhjetor 2019, u detyrua të jepte dorëheqjen në 2022 për shkak të një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e kufizimeve anti-Covid gjatë mbylljes.

johnson

Lini një Përgjigje