TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2024, 11:14

Takimi me Trump, Zelensky zbardh detaje: Fokusi kryesor i bisedës ishte Putin!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Trump, Zelensky zbardh detaje: Fokusi kryesor i bisedës ishte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar detaje nga biseda me Donald Trump, kandidatin republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Takimi mes dy zyrtarëve është konsideruar nga mediat si i “ftohtë”. Kjo sepse ish-presidenti amerikan u mburr për “marrëdhëniet e tij shumë të mira” me liderin rus Vladimir Putin para mediave dhe presidentit ukrainas, shkruan “The Sun”.

Dyshja u takuan në Trump Toëer në Nju Jork dhe diskutuan për luftën, e cila vazhdon, ndërsa dita e zgjedhjeve të nëntorit në SHBA po afron.

Në një intervistë për “Fox News”, Zelensky zbuloi se çfarë i kërkoi Trump gjatë takimit të tyre.

“Më bëri shumë pyetje”, u shpreh Zelensky.

Zelensky u shpreh gjithashtu se “Trump pyeti; Çfarë shihni tani, si është situata në fushën e betejës? Si e shihni mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara? Pse mendoni se Putini filloi pushtimin?”.

Zelensky tha se Trump shprehu mbështetjen për Ukrainën dhe se do të jetë gjithnjë krah Ukrainës.

“Unë mendoj se ne e kuptojmë më mirë se të gjithë, përfshirë Donald Trump, se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe si ta ndalojmë Putinin”, deklaroi ndër të tjera Zelensky.

Prej kohësh, Trump ka kritikuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

 

Lini një Përgjigje