
Uragani Helene është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të erës prej 140 mph (225 km/h) dhe shi të dendur.
Stuhia arriti në Florida gjatë natës të së enjtes si një stuhi e kategorisë së katërt, por u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi lëvizi më shumë në brendësi.
Thuhet se kjo ishte stuhia më e fortë në histori që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina.
Si pasojë, kanë vdekur 63 persona dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërsa institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.
Autoritetet kanë vazhduar shpëtimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet.
Në foto shihen qartë pasojat dramatike nga jugu i SHBA-së, të cilat tregojnë shkallën e shkatërrimit nga uragani Helene.





Lini një Përgjigje