TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2024, 07:43

Sulme të reja në Liban, Izraeli godet dhjetëra objektiva të Hezbollahut gjatë natës

Shkruar nga Pamfleti
Sulme të reja në Liban, Izraeli godet dhjetëra objektiva të
Pasojat e sulmeve ajrore izraelite në periferitë jugore të Bejrutit

Ushtria izraelite, IDF njoftoi se ka goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë natës.

Ushtria tha se objektiva të tillë përfshinin raketa lëshimi që synonin drejt territorit izraelit, struktura në të cilat ishin ruajtur armët dhe infrastrukturë shtesë të Hezbollahut.

Një video përmbledhëse e sulmeve që po kryhen në vende të ndryshme anembanë Libanit shoqëroi gjithashtu deklaratën e IDF, e cila u postua në rrjetin social X.

Vala e fundit e sulmeve vjen pasi Izraeli vrau 33 persona dhe plagosi 195 të tjerë dje, tha ministria libaneze e shëndetësisë. 11 persona të tjerë mbetën të vrarë dhe 108 u plagosën nga sulmet izraelite të premten.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 6,000 kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në dy javët e fundit.

Kjo shifër duket se përfshin shpërthimet e radiove dhe pager-it që i atribuohen gjerësisht Izraelit, megjithëse presidenti i tij e ka mohuar përfshirjen e vendit.

Nasser Yassin, ministri libanez që koordinon reagimin e qeverisë ndaj krizës, tha se një milion libanezë janë zhvendosur nga sulmet, duke përfshirë qindra mijëra që nga e premtja.

Ndërkohë, pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të 27 shtatorit, Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nëpërmjet një letre, ambasadori iranian Amir Saeid Iravani kërkoi të merren masa të menjëhershme dhe vendimtare për të ndaluar agresionin izraelit dhe për të parandaluar një luftë të re në rajon.

"Irani nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtat e tij të qenësishme sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë çdo masë në mbrojtje të interesave të tij jetike kombëtare dhe të sigurisë", tha Iravani.

Lini një Përgjigje