TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2024, 19:03

Vrasja e liderit të Hezbollahut, kërcënon udhëheqësi suprem i Iranit: Do hakmerremi për gjakun e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e liderit të Hezbollahut, kërcënon udhëheqësi

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli sot pesë ditë zie për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Në një postim në rrjetet sociale, Khamenei ka premtuar se gjaku i Nasrallahit nuk do të ngelet pa hakmarrje. Ai u shpreh se sulmet e frontit të rezistencës ndaj Izraelit do të bëhen edhe më të fuqishme.

“Nasrallah u vra ndërsa po angazhohej në planifikimin për të mbrojtur njerëzit e pafuqishëm të periferive jugore të Bejrutit dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara”, ka shkruar Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit tha gjithashtu se megjithëse fronti i rezistencës ka humbur një “bartës të shquar të flamurit dhe Libani ka humbur një udhëheqës të pashembullt, Hezbollahu do të bëhet më i fortë”.

Khamenei shprehu ngushëllime për familjen e Nasrallahit, për frontin e rezistencës dhe për të gjithë komunitetin e shenjtë islamik.

Nasrallah u vra ditën e premte nga sulmet ajrore izraelite në Bejrut.

Lini një Përgjigje