
Papa Françesku ka folur për rolin e gruas në Kishë, ndërsa në fjalimin e tij drejtuar studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, theksoi se “dhuna dhe padrejtësia peshojnë së bashku me paragjykimet ideologjike”.
Ai tha se Kisha “është femër” por nuk është “një kompani shumëkombëshe” dhe “ajo që është karakteristikë e grave nuk sanksionohet nga konsensusi apo ideologjitë”.
"Ekziston dinjiteti i cili është një e mirë e paçmueshme që asnjë ligj njeriu nuk mund ta japë apo heqë", tha Papa.
Duke u nisur nga kjo, “kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrin”.
Papa në fund përfundoi me një shprehje: “Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë”.
Lini një Përgjigje