Prezantuesja e kanalit libanez AL-Mayadeen ka shpërthyer në lot teksa po raportonte lajmin tragjik për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
E veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhej, gazetarja njoftoi se Nasrallah ishte vrarë nga një sulm izraelit në afërsi të Bejrutit. Teksa raportonte ajo nuk mundi të mbante dhe lotët.
Këto pamje u bënë virale në mediat e huaja si dhe në rrjetet sociale.
Vdekja e Hassan Nasrallah, e cila u konfirmua nga lëvizja pro-iraniane Hezbollah, është një ngjarje që rrezikon të destabilizojë vendin dhe të ndikojë në dinamikat e rajonit.
Libani shpalli tre ditë zie për Hasan Nasrallah. Kryeministri Najib Mikati tha se zia zyrtare do të fillojë të hënën me flamujt që do të valëviten në gjysmë shtizë në ndërtesat publike
Zyrat publike gjithashtu do të mbyllen në ditën e funeralit të Nasrallah. Hezbollahu ende nuk ka shpallur një datë se kur do të përcillet për në banesën e fundit një prej komandantëve më të rëndësishëm të Hezbollahut.
A News Anchor on the Hezbollah-Affiliated Lebanese Media Network, Al-Mayadeen, seen Crying following the announcement that Hezbollah Secretary-General, Hassan Nasrallah was Killed yesterday by an Israeli Airstrike. pic.twitter.com/Umxh5N711C
— OSINTdefender (@sentdefender) September 28, 2024
Lini një Përgjigje