
Kryetari i parlamentit iranian ka deklaruar se grupet militante do të vazhdojnë të përballen me Izraelin me ndihmën e Teheranit.
"Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë në asnjë nivel për të ndihmuar rezistencën", tha Mohammad Baqer Kalibaf.
Aleanca e rezistencës e njohur si Boshti i Rezistencës, e ndërtuar gjatë dekadave me mbështetjen iraniane, përfshin Hamasin, Hezbollahun në Liban, Houthitë e Jemenit dhe grupe të ndryshme të armatosura në Irak dhe Siri.
Ai lëshoi gjithashtu një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara: "SHBA është bashkëpunëtor në të gjitha këto krime dhe... duhet të pranojë pasojat."
Hakmarrja nuk është prioriteti i menjëhershëm i Iranit, kanë thënë për New York Times dy anëtarë të Gardës Revolucionare .
“Rindërtimi i Hezbollahut, emërimi i një pasuesi të Hassan Nasrallahut, ngritja e një strukture komanduese dhe krijimi i një rrjeti të sigurt komunikimi është i pari. Irani po planifikon të dërgojë një komandant të lartë të Forcave Quds në Bejrut nëpërmjet Sirisë për të ndihmuar në drejtimin e rimëkëmbjes së grupit”, thanë ata.
Lini një Përgjigje