TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 22:11

Ekzekutimi i bosit të mafies greke 2 vite më parë, vihen në pranga 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i bosit të mafies greke 2 vite më parë, vihen në

Policia greke ka arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në vend, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se veç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Operacioni vazhdon dhe gjatë orëve në vazhdim priten edhe detaje të operacionit si dhe emrat e të ndaluarve.

Burime policore thanë se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafies greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.

Giannis Skaftouros, 55 vjeç, një nga ‘bossët’ më të mëdhenj të jetës së natës në Greqi është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në prill të vitit 2022. Ai u vra në oborrin e shtëpisë së tij, në momentin që ndodhej bashkë me 10 persona të tjerë.

Autorët janë afruar pranë shtëpisë së biznesmenit me një motor dhe kanë ndaluar 150 metra larg ndërtesës. Më pas kanë ecur me këmbë dhe në momentin që kanë afruar tek dera, kanë vënë kapuçët në kokë, kanë nxjerrë kallashnikovin dhe kanë qëlluar me breshëri drejt biznesmenit. Edhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi për t’iu kundërpërgjigjur autorëve, por breshëria e kallashnikovit nuk i ka lënë kohë e 55-vjeçarit ka rënë direkt në tokë, i vdekur.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur dhe gruaja e tij, vetëm 22 vjeçe dhe vjehrri, 45 vjeç. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

55-vjeçari Giannis Skaftouros ishte një nga personat më të famshëm të botës së natës. Njihej si dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, dhe ishte akuzuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Periklis Panagopoulos, për vrasje me pagesë, shpërthime, etj. Ai kishte 3 vite e gjysmë që ishte liruar nga burgu. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare. Por kjo nuk është lidhja e vetme me shqiptarët, pasi ai konsiderohej si pjesëmarrës në arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe Vassilis Paleokostas nga burgu i Korydallos pasi dyshohet se do ti siguronte strehim të arratisurit.

Lini një Përgjigje