TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 17:33

SHBA e shpalli organizatë terroriste, reagon grupi Houthi: Asgjë nuk ndryshon, sulmet do të vazhdojnë!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA e shpalli organizatë terroriste, reagon grupi Houthi: Asgjë nuk

Grupi Houthi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, por kjo mesa duket nuk do të ndalojë grupin rebel që të vazhdojë sulmet në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i Houthi i Jemenit i është përgjigjur SHBA-së, teksa ka deklaruar se përcaktimi nga Uashingtoni nuk do të ndikojë në pozicionin e saj dhe se sulmet ndaj anijeve që shkojnë në Izrael do të vazhdojnë!

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se zyrtarët duan që ky përcaktim t'i detyrojë Houthitë të largohen nga Irani, i cili mbështet grupin rebel.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Milicia Houthi, aleate e Iranit ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.

Rebelët Houthi thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare.

shba houthi

Lini një Përgjigje