TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 14:14

Burgosja e aktivistit “shkund” Rusinë, mijëra protestues përleshen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Burgosja e aktivistit “shkund” Rusinë, mijëra protestues

Mijëra persona kanë protestuar në një nga demonstratat më të mëdha në Rusi, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të 2022. Demonstruesit u mblodhën kundër vendimin të një gjykatë, e cila dënoi me 4 vite burg aktivistin e njohur Fail Alsynov.

Aktivisti u dënua për një tubim që ai mbajti në prill të 2023 mbi planet për të nxjerrë ar në Bashkortostan, i cili ndodhet në Malet Urale jugore të Rusisë, pranë kufirit midis Europës dhe Azisë.

Alsynov, ish-udhëheqësi i një grupi të ndaluar të Bashqort që për vite me radhë promovonte gjuhën dhe kulturën e Bashkirëve, u arrestua menjëherë. Ai u tha mbështetësve të tij se “nuk e priste” një dënim kaq të ashpër që prokurorët kishin kërkuar dhe se do ta apelonte atë.

Ndërkohë situata tensionua dhe demonstruesit u shpërndanë nga policia me dhunë në Baimak.

ukrainë rusi protesta

Lini një Përgjigje