TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 17:09

Sulmet në Detin e Kuq, SHBA shpall grupin Houthi organizatë terroriste!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Detin e Kuq, SHBA shpall grupin Houthi organizatë

Administrata e Presidentit Joe Biden ka njoftuar rikthimin e rebelëve Houthi në listën e organizatave terroriste, pas sulmeve ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Milicia Houthi, aleate e Iranit ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.

Ndërkohë që ushtria amerikane ka kryer një seri sulmesh në Jemen, që në shënjestër kanë patur zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, ku janë stacionuar sistemet e lëshimit të raketave balistike, që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq.

Rebelët Houthi thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare.

Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, në të cilin u vranë 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë, shkaktoi një përgjigje të fortë ushtarake nga Izraeli.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në shkurt të vitit 2021 për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.

Presidenti amerikan Joe Biden i quajti të premten forcat Houthi të Jemenit një grup "terrorist", pasi avionët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin. Udhëheqësit e grupit Houthi kanë kërcënuar se do të jetë një "përgjigje të fortë dhe efektive".

shba sulmet

Lini një Përgjigje