TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 19:54

Bundestagu gjerman “shuplakë” Vuçiçit: Zgjedhjet në Serbi u manipuluan, duhet të përsëriten!

Shkruar nga Pamfleti

Bundestagu gjerman “shuplakë” Vuçiçit: Zgjedhjet

Ne presim që vendi, i cili ka negociuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vend të kësaj, zgjedhjet e fundit në Serbi duket se janë manipuluar sistematikisht nga shteti.

Bundestagut Gjerman ka mbajtur sot një diskutim për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, në të cilin ishin të ftuar edhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ku u arrit në konkluzionin se ngjarjet në Serbi po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se zgjedhjet në Beograd duhet të përsëritet.

Ne presim që vendi, i cili ka negociuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vend të kësaj, zgjedhjet e fundit në Serbi duket se janë manipuluar sistematikisht nga shteti. Është hera e fundit, që Komisioni i BE-së përmendë mangësitë e demokracisë në Serbi dhe rishqyrton mënyrën se si sillet me liderët politikë atje. Presim një hetim të pavarur dhe sqarim të të gjitha akuzave”, thuhej në një deklarate të nënshkruar nga zëdhënësi për politikën evropiane të grupit parlamentar SDP të kancelarit Olaf Scholz.

Deklarata kujton se vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan frikësimin e nëpunësve civilë, blerjen e votave, raportimin e njëanshëm të mediave në favor të partisë në pushtet dhe abuzimin e synuar të fondeve publike për qëllime të fushatës zgjedhore.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet në Beograd, deputetët gjermanë deklaruan se opozita kishte shanse reale për të fituar.

Me sa duket për këtë arsye, qytetarë nga pjesë të tjera të vendit dhe madje edhe nga vendet fqinje janë dërguar në kryeqytet për të hedhur votën e tyre. Për të dhënë pamjen e legjitimitetit, renditen disa objekte të çuditshme, duke përfshirë ndërtesa të pabanueshme dhe shtëpi të braktisura. Dyshojmë se rezultati i përgjigjet vullnetit real të votuesve. Në këtë rast, zgjedhjet për parlamentin e qytetit të Beogradit do të duhej të përsëriten”, thuhet në komunikatë e Bundestagut, raporton Danas.

Më tej në raport shtohet se autoritetet shtetërore serbe nuk duket se janë të interesuara për të sqaruar këto dhe vëzhgime të tjera të bëra nga vëzhguesit.

Publikimi i listës së votuesve nuk ka ardhur ende. Por aty ku listat e votuesve manipulohen sistematikisht dhe informacioni mohohet, demokracia dhe shteti i së drejtës janë në fund të fundit në rënie”, përfunduan anëtarët e komitetit evropian të Bundestagut./Danas

vuçiç beogradi

Lini një Përgjigje