
Ditën e sotme është hapur kalimi i Rafah-s në Egjipt nga ku do të kenë mundësi të largohen të plagosurit në Gaza, si dhe shtetasit e huaj të cilët janë ende në zonën e sulmeve.
Sipas raportimeve të paktën 320 shtetas të huaj përdorën kalimin Rafah për t'u larguar nga Gaza ditën e sotme. Në total thuhet se 500 persona patën mundësi të largohen nga sulmet e tmerrshme izraelite.
Tre burime egjiptiane të sigurisë dhe një zyrtar palestinez për agjencinë e lajmeve Reuters, raportuan se kalimi u hap këtë mëngjes për të lejuar të evakuuarit e lënduar rëndë në Egjipt, por shtetasit e huaj ishin gjithashtu ndër të parët që u larguan nga enklava.
Zyrtari palestinez në anën e kufirit në Gaza tha se mbajtësit e pasaportave të huaja u nisën nga Rripi me gjashtë autobusë, ndërsa pjesa tjetër pritet të largohet në ditët në vijim.
Kujtojmë se që nga nisja e sulmeve më 7 tetor në Gaza, e vetmja rrugëdalje është ajo në kalimin e Rafah-s në Egjipt.
Lini një Përgjigje