
Udhëheqësi i Hamasit ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Izraelit. Në një mesazh të dërguar ditën e sotme ai tha se pengjet izraelite të mbajtura në Rripin e rrethuar të Gazës do të kenë të njëjtin fat si civilët palestinez që po vriten nga Izraeli.
Ismail Haniyeh, duke folur në një video-mesazh të regjistruar, shtoi se ndërmjetësit duhet të këmbëngulin që "masakra" e civilëve në Gaza të ndalet për të shmangur çdo dëmtim të mëtejshëm për pengjet.
Ai u bëri thirrje gjithashtu njerëzve të kombeve arabe dhe në Perëndim që të rrisin protestat në një përpjekje për të rritur presionin mbi vendimmarrësit.
Për më tepër, Haniyeh tha se SHBA duhet të ndalojë mbështetjen e ushtrisë izraelite dhe të lejojë përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës në rajon, teksa shtoi se ishte e rëndësishme që kalimi në Rafah me Egjiptin të qëndronte i hapur në të dy drejtimet.
Më herët sot, Hamasi pretendoi se shtatë pengje u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore dje. Grupi militant tha se tre nga pengjet ishin të huaj.
Lini një Përgjigje