TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2023, 11:23

Fjala më e kërkuar e këtij viti është ‘Inteligjenca Artificiale’, ChatGPT komenton: Drejtohemi nga fuqia e algoritmeve dhe të dhënave

Shkruar nga Pamfleti

Fjala më e kërkuar e këtij viti është

Gjatë vitit 2023 Inteligjenca Artificiale ka qenë tema e ‘nxehtë’ e vitit nëse do të jetë një e mirë revolucionare apo një katastrofë apokaliptike për njerëzimin. Ndaj, Collins Dictionary e ka kurorëzuar inteligjencën artificiale si “fjalën e vitit”.

Përdorimi i termit është katërfishuar gjatë këtij viti, shprehet botuesi i fjalorit.

“Ne e dimë se inteligjenca artificiale ka qenë një fokus i madh këtë vit për mënyrën si është zhvilluar dhe është bërë aktuale, është përfshirë në jetët tona si e-maili, platformat ‘streaming’ apo si çdo teknologji e përditshme që dikur dukej se i përkiste së ardhmes”.

“BBC” kërkoi një koment nga ChatGPT i cili u përgjigj: “Përzgjedhja e AI si fjala e vitit nga Collins Dictionary reflekton ndikimin e thellë të inteligjencës artificiale në botën tonë që po zhvillohet me hapa të shpejtë, ku inovacioni dhe transformimi drejtohen nga fuqia e algoritmeve dhe të dhënave”.

Ndërkohë, kryeministri britanik Rishi Sunak do të mirëpresë 100 liderë botërorë, akademikë, personalitete të teknologjisë dhe kërkues të inteligjencës artificiale në një samit ku do të diskutohet si të merren maksimalisht përfitimet e teknologjisë së fuqishme duke zvogëluar rreziqet.

inteligjenca artificiale fjala e vitit

Lini një Përgjigje