TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2023, 11:58

Kaosi në Kuvend dhe komisione, Berisha: Greva e urisë është një opsion i mundshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend dhe komisione, Berisha: Greva e urisë është

Ish kryeministri, Sali Berisha, tha sot para mediave, se greva e urisë është një opsion për Rithemelimin dhe se ata nuk do të largohen nga Parlamenti.

"Absolutisht! , -tha Berisha në përgjigje të pyetjes së një gazetari për këtë çështje - Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën."

Sipas tij, Edi Rama ka shkatërruar institucionin themelor të demokracisë që është Parlamenti.

" Edi Rama të zbatojë Kushtetutën në parlament, të zbatojë rregulloren dhe të jeni të sigurt se edhe në këto kushte, të cilat ai i krijoi që ne të braktisim parlamentin, ne nuk po e braktisim. Ju e shihni. Ky qëndrim është një respekt që tregojmë ne për institucionin themelor të demokracisë së një vendi, të cilin e ka shkatërruar Edi Rama me përjashtimin e pluralizmit.", tha ai.

kaosi në kuvend greva e urisë

Lini një Përgjigje