TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 16:44

E akuzoi se e kishte përdhunuar në një dyqan, Trump ngre padi për shpifje ndaj gazetares

Shkruar nga Pamfleti

E akuzoi se e kishte përdhunuar në një dyqan, Trump ngre padi

Ish presidenti, Donald Trump ka paditur E. Jean Carroll për shpifje pasi ajo e akuzoi atë se e kishte përdhunuar në mesin e viteve 1990 në dhomën e zhveshjes së dyqanit, Bergdorf Goodman.

Në një kundërpadi të paraqitur të martën mbrëma, Trump pretendon se Carroll ka shpifur kur ajo u shfaq në CNN mëngjesin pasi juria i dha asaj 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Carroll u pyet në lidhje me vendimin që u mor se Trump ka abuzuar seksualisht me Carroll, por nuk e ka përdhunuar siç pretendonte ajo. Po Carroll këmbënguli gjatë emisionit dhe tha se ai e ka përdhunuar.

Kundërpretendimi i Trump është orvatja e fundit ligjore në një betejë shumëvjeçare midis Trump dhe Carroll. Carroll fillimisht e paditi Trumpin për shpifje në vitin 2019, pasi ai mohoi pretendimin e saj se e kishte përdhunuar në mesin e viteve 1990 në dhomën e zhveshjes së Bergdorf Goodman.

Ajo e paditi atë përsëri vitin e kaluar sipas një ligji të Nju Jorkut që lejonte një afat prej një viti për padi civile për të mbijetuarit e sulmeve seksuale, pavarësisht se kur ato ndodhën. Ndërkohë që tani Trump ka nisur një gjyq të ri.

Padia për shpifje të vitit 2019 është planifikuar të shkojë në gjyq vitin e ardhshëm, megjithëse ka ende disa çështje ligjore të pazgjidhura.

trump akuza gazetares

Lini një Përgjigje