TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 16:03

Macron reagon pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia: E pafalshme!

Shkruar nga Pamfleti

Macron reagon pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia: E pafalshme!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar ashpër vrasjen e adoleshentit nga policia franceze. Ai tha se vrasja e një adoleshenti nga policia është e pafalshme dhe shtoi se asgjë nuk e justifikon vdekjen e një të riu.

“Kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme”, tha Macron.

Reagimi i tij vjen pas tensione midis banorëve të zemëruar që i vunë flakën barrikadave dhe policisë që gjuante protestuesit me gaz lotsjellës në rrugët e lagjes Nanterre në perëndim të Parisit.

17-vjeçari Nahel u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

Kujtojmë se, qeveria franceze bëri thirrje për qetësi pas trazirave në rrugët e Parisit.

 

macron vrasje adoleshenti france

Lini një Përgjigje