
Trazirat shpërthyen në rrugët e Parisit gjatë natës së djeshme, pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një adoleshent franko-algjerian gjatë një ndalimi në trafik, pasi i kishte thënë: "Do të të fus një plumb në ballë".
Vdekja e 17-vjeçarit Nael M. gjatë një kontrolli policor shkaktoi protesta të zemëruara në Francë; kosha plehrash, makina dhe ndërtesa publike u dogjën në periferi të Parisit të martën në mbrëmje.
Trazirat, të cilat filluan që të martën në mbrëmje me një demonstratë përpara stacionit policor në Nanterre, u përhapën në qytetet fqinje gjatë natës. Në Mantes-la-Jolie, për shembull, një bashkie iu vu zjarri dhe ndërtesa shpërtheu në flakë. Një shkollë fillore u dogj në Nanterre.
Naël, un jeune de 17 ans, a été tué par un policier suite à un refus d'obtempérer à #Nanterre près de #Paris.
— FRANCE 24 Français (@France24_fr) June 28, 2023
Le policier responsable est actuellement en garde-à-vue pour homicide volontaire. Une enquête a été ouverte à l'IGPN pic.twitter.com/yOhUudtIzL
Turma ngriti barrikada mes vendbanimeve të larta dhe pengoi zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit.
Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa ndaj oficerëve u qëllua me fishekzjarre shpërthyese. Kaq i madh ishte zemërimi, sa zyrtarët ndonjëherë duhet të tërhiqeshin me vrap përballë sulmeve masive. Sipas autoriteteve, 20 persona janë arrestuar.
Oficerët e policisë folën për vetëmbrojtje fillimisht.
Sipas prokurorëve, shoferi i një makine me qira u ndalua në periferinë e Parisit, në Nanterre, mëngjesin e së martës për shkeljen e disa rregullave të qarkullimit. Fillimisht u tha se makina kishte goditur dy policët me motor, të cilët kishin vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Megjithatë, një video e verifikuar nga transmetuesi France Info, tregon një situatë tjetër. Video tregon një nga oficerët duke i drejtuar armën në nivelin e derës së shoferit në makinën e palëvizshme. Situata duket se është nën kontroll dhe nuk ka shenja lëvizjesh agresive.
Por më pas ajo u përshkallëzua, 17-vjeçari në timon u largua papritmas. Punonjësi i policisë e qëlloi nga afër të riun, duke e goditur për vdekje në gjoks. Makina përplaset pas disa metrash me një shtyllë. 17-vjeçari vdiq pak më vonë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta mbajtur në jetë.
Më vonë, policia u tërhoq nga versioni i tyre fillestar. Tani u tha se i riu nuk kishte zbatuar urdhrat e oficerëve dhe më pas përshpejtoi papritur- nuk flitej më për një qëllim për të vrarë.
Lini një Përgjigje