TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 11:15

Kërcënon Beogradi: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët e dinë çfarë duhet të bëjnë!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Beogradi: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët e
Petar Petkoviç

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se serbët po presin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviç tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai. Siç bën gjithmonë, ai i përmendi akuzat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i persekuton serbët, duke thënë se Perëndimi është i bashkuar kundër tij.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe SHBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviç.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk mund të konfirmojë që “ka ndonjë udhërrëfyes”, për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas takimit bilateral me ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di…kur kemi kamionë në pritje…”, tha ai, duke iu referuar bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

Lidhur me zgjidhjen e situatës në Kosovë, Vuçiç ka thënë se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

asociacioni kërcënon beogradi

Lini një Përgjigje