TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 09:17

Donald Trump akuzat të forta Joe Biden: Është nën kontrollin e plotë të Kinës!

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump akuzat të forta Joe Biden: Është nën kontrollin
Donald Trump,

Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, pretendon se presidenti aktual, Joe Biden, është nën kontrollin e plotë të Kinës.

Duke folur në një tubim në New Hampshire, Trump tha të martën se administrata amerikane nuk po i përgjigjet raporteve për aktivitetet kineze në Kubë, duke e lidhur atë me lidhjet e supozuara financiare të familjes Biden me kompanitë kineze, raporton Tass.

“Joe Biden është një president i kompromentuar. Kina e di se si ai është i kompromentuar. Ata kanë kontroll të plotë mbi të. Kina zotëron Bidenin”, tha Trump.

Ai shtoi se nëse rizgjidhet president, do t’i kërkojë Pekinit të heqë të gjitha pajisjet ushtarake dhe të inteligjencës nga Kuba “brenda dy ditësh”.

 

donald trump

Lini një Përgjigje