Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Danilo, ndodhet në Graçanicë ditën e sotme për festën e Vidovdanit.
Danilo Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim.
Ai ka veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
Serbët sot janë duke e festuar Vidovdanin në Graçanicë.Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.
Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën ata po festojnë “Vidovdanin” në Manastirin e Graçanicës.
Në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrimet provokuese “Nuk e japim djepin e Serbisë”, derisa edhe këndonin për Kosovën.
Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.
Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR.

Lini një Përgjigje