TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 15:20

Protestat pas vrasjes e 17-vjeçarit nga policia, qeveria franceze bën thirrje për qetësi: Dënojmë aktet e dhunës

Shkruar nga Pamfleti

Protestat pas vrasjes e 17-vjeçarit nga policia, qeveria franceze

Qeveria franceze ka bërë thirrje për qetësi pas trazirave në rrugët e Parisit, pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një adoleshent 17-vjeçar. Incidenti ndodhi gjatë një kontrolli policor të makinës në Paris mbrëmjen e djeshme.

“Pas kësaj drame, pas vdekjes së një të riu, ka patur disa akte dhune që unë i dënoj. Tridhjetë e një persona janë arrestuar nga policia kryesisht në Hauts-de-Seine, në Ile-de-France, kryesisht rreth lagjes Nanterre. Njëzet e katër policë janë plagosur dhe rreth 40 makina janë djegur”, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Vrasja e 17-vjeçarit shkaktoi tensione midis banorëve të zemëruar që u vunë flakën barrikadave dhe policisë që gjuante protestuesit me gaz lotsjellës në rrugët e lagjes Nanterre në perëndim të Parisit.

Sipas prokurorit, oficeri i policisë, i cili qëlloi në drejtim të adoleshentit u arrestua nën akuzat për vrasje nga pakujdesia. Banorët e lagjes, ku ndodhi incidenti, zhvilluan një protestë para rajonit të policisë.

Trazirat filluan të martën në mbrëmje me një demonstratë përpara stacionit policor në Nanterre dhe përhapjen në qytetet fqinje gjatë natës. Në Mantes-la-Jolie, për shembull, një bashkie ju vu zjarri ndërsa një shkollë fillorë u dogj në Nanterre. Protestuesit ngritën barrikada dhe penguan zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit.

proteste france qeveria

Lini një Përgjigje