
Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e Kombeve të Bashkuara se Rusia ka shkelur të drejtat e fëmijëve në Ukrainë. Moskës pretendon se forcat e saj nuk po i rrëmbenin fëmijët, por po i ata nga zonat e konfliktit.
Një raport i publikuar dje nga OKB, akuzoi Rusinë për marrjen peng të më shumë se 800 civilëve, disa prej tyre fëmijë.
Një tjetër raport i botuar javën e kaluar, akuzoi Rusinë për vrasjen e 136 fëmijëve vitin e kaluar, si dhe për sakatimin e 518 dhe kryerjen e 480 sulmeve në shkolla dhe spitale. Në të thuhej gjithashtu se forcat e armatosura ruse përdorën 91 fëmijë si mburoja njerëzore.
“Moska i hedh poshtë me vendosmëri akuzat. Ushtria jonë, duke rrezikuar vazhdimisht jetën e vet, mori masa për të shpëtuar fëmijët, për t'i nxjerrë ata nga granatimet, të cilat, meqë ra fjala, u kryen nga forcat e armatosura të Ukrainës kundër infrastrukturës civile”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Raporti i OKB-së i publikuar dje bazohej në 70 vizita në qendrat e paraburgimit dhe më shumë se 1000 intervista. Në thuhej gjithashtu se Ukraina kishte shkelur ligjin ndërkombëtar duke arrestuar në mënyrë arbitrare civilë, por në një shkallë shumë më të vogël se Rusia.
Lini një Përgjigje