
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur mbrëmjen e sotme për mediat në vendin e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke thënë se dikush po punon për të ushtruar presion mbi popullin serb.
Sipas tij dinari është valuta e vetme e vlefshme për serbët në Kosovë por autoriteteve në Prishtinë “kjo nuk u intereson”.
Ai shtoi se ai posedon dokumente nga dy ministri të jashtme, ku shkruhet se Serbia është problematike sepse nuk njeh Kosovën, është tolerante ndaj Dodik dhe ndaj Rusisë. Vuçiç tha se e gjithë kjo ka për qëllim shkatërrimin e pozitës së Serbisë në Kosovë.
“Është e vërtetë se dikush po punon tërësisht për të ushtruar presion mbi popullin serb dhe për të ndërmarrë veprime çdo ditë. Pyetja kryesore është se çfarë mund të bëjmë ne në këto rrethana gjeopolitike. Si mund ta mbrojmë popullin tonë? Dinari është valuta e vetme e vlefshme. Atyre vërtet nuk u intereson.
Të huajt thonë: Kosova është shtet i pavarur, pastaj pyes pse po dialogohet, jam në posedim të dokumenteve të dy ministrive të jashtme në të cilat shkruhet se Serbia është problem sepse nuk e njeh Kosovën, sepse është tolerante ndaj Dodikut dhe sepse mediat ruse mund të na drejtohen”, tha Vuçiç.
Sipas tij gjithë kjo ka për qëllim shkatërrimin e pozitës së Serbisë në Kosovë. Vuçiç shtoi se duhet t’u jemi mirënjohës evropianëve dhe amerikanëve që nuk duan destabilitet dhe pranojnë se Kurti është nxituar.
Ai deklaroi se Kurti ka një këshilltar nga Britania e Madhe, me origjinë gjermane, për të cilët do të diskutohet në ditët në vijim dhe kush do të çojë në ato zgjidhje.
Ndër të tjera Vuçiç deklaroi se vendi i tij po shkatërrohet nga ata që nuk duan që Serbia të jetë e pavarur dhe e stabilizuar. Sipas tij, gazeta gjermane Frankfurter Algemann Zeitung ka shkruar se Vuçiç është i frymëzuar nga ajo që Azerbajxhani ka bërë në Nagorno-Karabakh, ndaj edhe po fuqizon ushtrinë, pretendim sipas tij i pabazuar në fakte.
Më tej ai u shpreh se për këtë veprimtari duhen para, që vijnë nga fuqitë e mëdha dhe vendet e rajoni që kanë interes destabilizimin e Serbisë. Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.
“Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti po përdorin Turqinë. Serbët po çarmatosen. Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiç.
Më tej Vuçiç sulmoi edhe mediat ndërkombëtare, si “The Guardian” dhe “Bild”, të cilat sipas tij po sulmojnë Serbinë pa fakte.
“I gjithë ky ngacmim që po bëhet ndaj Serbisë jashtë vendit, si ai i fundit i Guardian, që është një gazetë kriminale. Ndërsa disa kohë më parë Bild publikoi foton time me Putinin dhe thoshte nëse kjo është dëshmi se Vuçiç do të nisë një luftë në Ballkan”, tha ai.
Në fund ai deklaroi se Serbia nuk do Lutë, port paqe dhe stabilitet, duke shtuar se i ka dërguar letrat liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të institucioneve evropiane, për situatën në veri të Kosovës./Danas
Lini një Përgjigje