TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2024, 16:41

Orban bën me ‘dhimbje koke’ Perëndimin, bojkoton seancën e votimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO!

Shkruar nga Pamfleti

Orban bën me ‘dhimbje koke’ Perëndimin, bojkoton

Hungaria mbetet i vetmi shtet anëtar i aleancës i cili nuk ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë në NATO.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka bojkotuar një seancë të parlamentit të thirrur nga opozita për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, edhe pse një grup ambasadorësh perëndimorë mbërritën në ndërtesë për të kërkuar një votim.

Për muaj të tërë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán , u premtoi vazhdimisht homologëve të tij brenda NATO-s se vendi nuk do të ishte i fundit për të nënshkruar anëtarësimin e Suedisë.

Por Orbán refuzoi premtimin, kur Turqia ratifikoi ofertën suedeze muajin e kaluar, duke e lënë Hungarinë të vetmen që pengon pranimin e Stokholmit.

Udhëheqësi hungarez më pas i premtoi publikisht sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , se do t'i kërkonte parlamentit të "përfundonte ratifikimin në rastin e parë të mundshëm. Ndërkohë që ditën e sotme e braktisi këtë premtim, duke mos u paraqitur në një seancë të iniciuar nga opozita me synim për të votuar pranimin e Suedisë.

Në një lëvizje simbolike, një grup prej 16 përfaqësuesish diplomatikë, përfshirë ambasadorin amerikan në Budapest, David Pressman, mbërritën në parlamentin e Hungarisë të hënën.

Pressman, i cili në një intervistë me Guardian muajin e kaluar e përshkroi Uashingtonin si "të zhgënjyer" nga dështimi i Budapestit për të vepruar.

"Aderimi i Suedisë në NATO është një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ndikon në sigurinë e aleancën tonë në tërësi. Kryeministri u zotua të mbledhë parlamentin dhe t'i kërkojë parlamentit të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sot ishte një mundësi për ta bërë këtë – dhe ne mezi presim ta shikojmë këtë nga afër dhe që Hungaria të veprojë me shpejtësi”, tha diplomati amerikan.

Vonesa hungareze ka irrituar thellësisht zyrtarët perëndimorë, të cilët kanë shprehur shqetësim si për kohëzgjatjen e vonesave, ashtu edhe për mungesën e qartësisë mbi arsyetimin që qëndron pas lëvizjeve të Hungarisë./TheGuardian

orban

Lini një Përgjigje