
Disa prej tyre kanë sugjeruar sulme të drejtpërdrejta ndaj Iranit.
Ka ndjenja të përziera në SHBA për veprimet e fundit ushtarake në Lindjen e Mesme. Ka zëra kontradiktore brenda administratës Biden dhe në Partinë Republikane, se si SHBA duhet të kishte trajtuar vrasjen e tre anëtarëve të shërbimit amerikan në Jordani në fund të muajit të kaluar nga Rezistenca Islamike.
SHBA kreu sulme në të paktën 85 objektiva në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani të premten mbrëma.
Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, sot fillon një tjetër turne në Lindjen e Mesme dhe ai po flet për de-përshkallëzim. Pavarësisht kësaj, mesazhi nga këshilltari i sigurisë Jake Sullivan ka qenë se sulmet nuk kanë përfunduar.
Sipas ekspertit të “SkyNews”, John Sparks, Sullivan po tingëllon i ashpër, duke u dërguar një mesazh milicive se nëse vazhdojnë të sulmojnë bazat dhe objektet amerikane, amerikanët do të kundërpërgjigjen dhe ata do të godasin fort.
Amerikanët nuk duan të përshkallëzojnë situatën, shton eksperti, por thotë se qeveria duhet të shihet sikur po e trajton atë në mënyrë efektive .
Nga ana tjetër, kritikët në Partinë Republikane mendojnë se Biden duhet të bëjë më shumë. Ata thonë se Irani po financon këto milici dhe duhet të jenë në shënjestër në vend të grupeve individuale.
"Disa prej tyre kanë sugjeruar sulme të drejtpërdrejta ndaj Iranit - nuk mendoj se kjo është një rrugë që administrata Biden dëshiron të kalojë nga frika e pasojave të mundshme në drejtim të hakmarrjes së drejtpërdrejtë. Unë mendoj se ne jemi vërtet duke qëndruar në fillimin e asaj që mund të jetë një konflikt kokë më kokë, një luftë kokë më kokë", tha eksperti britanik./SkyNews
Lini një Përgjigje