TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2024, 15:37

Aksidente zinxhir në Itali / Përplasen 20 makina, 25 të plagosur dhe 2 humbje jete

Shkruar nga Pamfleti

Aksidente zinxhir në Itali / Përplasen 20 makina, 25 të plagosur

Mjegulla e dendur ka shkaktuar një aksident të rëndë në Itali, më konkretisht në autostradën A22, në afërsi me qytetin Brescia.

Në aksident u përfshinë dhjetra makina, ku si pasojë ka patur edhe dy humbje jete.

Deri më tani raportohet për 25 të plagosur të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet më të afërta, ndërsa disa prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.

Aksidente zinxhir në Itali / Përplasen 20 makina, 25 të plagosur

Në vend ngjarje kanë mbërritur mbi 13 ambulanca, por operacionet e shpëtimit kanë qenë të vështira për shkak të mjegullës së dendur.

Ndërkohë problematika ka patur dhe në autostrada të tjera të vendit, ku si pasojë e mjegullës janë mbyllur pjesërisht rrugët e kalimit.

 

aksident itali

Lini një Përgjigje