TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2024, 16:48

Propozimi për armëpushim në Gaza, Blinken për herë të pestë në Lindjen e Mesme që nga nisja e konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi për armëpushim në Gaza, Blinken për herë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme e ku bisedimet do të përqëndrohen në arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Kjo është vizita e pestë që Blinken zhvillon në Lindjen e Mesme që prej nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Duket se nga Uashingtoni po vijojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në këtë konflikt, ndërkohë që ende pritet një përgjigje nga Hamasi lidhur me marrëveshjen e propozuar.

Blinken gjatë javës pritet të vizitojë edhe Egjiptin, Katarin dhe Izraelin.

Marrëveshja e propozuar synon kryesisht lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, dhe pengjeve palestinezë të mbajtur në Izrael.

anthony blinken lindja e mesme gaza

Lini një Përgjigje