TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2023, 16:12

Donald Trump i “pandalshëm”, ish-presidenti shumë pranë rikthimit në ‘Zyrën Ovale’; sondazhet e shpallin fitues përballë Biden

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump i “pandalshëm”, ish-presidenti shumë

Ish presidenti amerikan, Donald Trump, pavarësisht akuzave dhe problemeve gjyqësore vazhdon të rrisë epërsinë e tij ndaj kandidatëve të tjerë republikanë.

Në një sondazh të realizuar së fundmi nga prestigjiozja “Wall Street Journal”, në fakt, ish-presidenti kryeson me 60% të preferencave mes votuesve të partisë së tij.

Në krahasim me Joe Biden për momentin është kokë më kokë, por për 73% të amerikanëve presidenti aktual është shumë i vjetër për të aspiruar një mandat të dytë. Vetëm 39% e votuesve kanë një opinion të favorshëm për Biden dhe vetëm 42% thanë se e miratojnë mënyrën se si ai qeveris.

Kur u pyetën për akuzat e fundit të Trump, 60% e të anketuarve republikanë thanë se ishin të motivuar politikisht dhe rreth 78% besojnë se përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur zgjedhjet e 2020 ishin përpjekje “legjitime” për të siguruar që nuk kishte mashtrim.

Trump është paditur katër herë këtë vit për akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit, keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe për manipulim të zgjedhjeve të 2020. Ai përballet me akuza federale dhe shtetërore në Georgia për zgjedhjet e vitit 2020.

trump shba zgjedhjet

Lini një Përgjigje