TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2023, 13:46

Stuhia në Spanjë, raportohet për një viktimë; shirat e rrëmbyeshëm marrin para makinën me babë e bir

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia në Spanjë, raportohet për një viktimë; shirat e

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën më të madhe të Spanjës, thanë sot autoritetet.

Vdekja u regjistrua në komunën e Casarubios del Monte, pranë Toledos (Spanjë qendrore), njoftoi presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Paje, duke folur për stacionin radiofonik Onda Cero.

“Kemi pasur një ditë dhe natë shumë të vështirë” tha García-Paje pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Trafiku hekurudhor është ndërprerë sot në “korridorin mesdhetar” mes Madridit, Valencias dhe Barcelonës. Alarmi i verdhë i motit është ende në fuqi në Madrid, Castile, Baske dhe Rioja.

Pjesa qendrore dhe juglindore e Spanjës u godit nga një stuhi të dielën, duke bllokuar trafikun në një numër të madh rrugësh, duke rrëzuar pemë dhe duke përmbytur shtëpi.

stuhia në spanjë

Lini një Përgjigje