Volodymyr Zelensky njoftoi se ministri i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të zëvendësohet këtë javë me Rustem Umerov.
Umerov, 41 vjeç, është anëtar i partisë opozitare Holos dhe ka mbajtur pozicionin e kreut të Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës që nga shtatori 2022.
Në korrik 2022, ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku është takuar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekje të ndryshme humanitare, duke përfshirë shkëmbimin e robërve të luftës, të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe evakuimin e civilëve nga zonat e pushtuara.
Umerov ka qenë gjithashtu një anëtar kyç i delegacionit ukrainas të angazhuar në negociatat me Rusinë në lidhje me marrëveshjen e grurit të mbështetur nga OKB-ja.
Ai shërben si nënkryetar i delegacionit të përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke përfaqësuar Qurultay të popullit tatar të Krimesë dhe vepron si këshilltar i ish-Kryetarit të Mexhlisit të Popullit Tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.
Që nga dhjetori 2020, Umerov ka marrë rolin e bashkëkryesuesit të nismës diplomatike të Platformës së Krimesë.
Lini një Përgjigje