TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2023, 14:38

Tronditëse në Gjermani, rusi hedh nga ura një të mitur ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse në Gjermani, rusi hedh nga ura një të mitur

Policia gjermane është vënë në kërkim të një shtetasi rus, i cili hodhi nga ura një të mitur ukrainas sepse guxoi të fliste në gjuhën e tij amtare.

Hetuesit e Prokurorisë së Göttingen po e trajtojnë sulmin e motivuar politikisht si tentativë për vrasje, e cila u krye javën e kaluar kundër një grupi fëmijësh të ulur në një urë në qytetin e vogël gjerman të Einbeck, të cilët të gjithë flisnin në gjuhën ukrainase.

Burri rus, që besohet të jetë rreth të 40-tave, e hodhi nga ura djalin e vogël përpara se të merrte një shishe qelqi dhe ta godiste në kurriz.

Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe fëmijët e tjerë u treguan prindërve për ngjarjen, të cilën prokurorët po e trajtojnë si tentativë për vrasje.

Lini një Përgjigje