
Një valë e motit të keq ka përfshirë Italinë qendrore dhe jugore, si pasojë e ciklonit “Erminio”, duke shkaktuar probleme serioze në disa rajone të vendit.
Në rajonin e Molises, mëngjesin e sotëm është shembur një urë mbi lumin Trigno. Sipas mediave vendase, nuk raportohet për viktima, pasi që prej ditës së mërkurë ishte ndaluar kalimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë segment. Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me dëborën më të dendur të tetë viteve të fundit, kanë ndërprerë lidhjet rrugore mes Molises dhe rajonit të Abrucos.
Probleme janë shfaqur edhe në transportin publik. Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë kanë pritur për orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët nuk kanë mundur të lëvizin për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.
Në rajonin e Markes, rreth 90 banorë kanë mbetur të bllokuar pas një rrëshqitjeje dheu, ndërsa në Puglia, me kryeqytet Barin, janë përmbytur sipërfaqe të gjera bujqësore. Si pasojë, 40 banorë të zonave rurale dhe 50 drejtues automjetesh kanë mbetur të izoluar.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe forcave të mbrojtjes civile ka qenë vendimtare për shpëtimin e personave të bllokuar.
Autoritetet bëjnë me dije se duke filluar nga dita e premte pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, fillimisht në zonat e Italisë qendrore.
Un #ponte è crollato sulla statale 16 sul fiume #Trigno bloccando completamente la viabilità tra #Abruzzo e Molise. Sulle due regioni continua a piovere e non smetterà sino a domattina pic.twitter.com/UFU9stDSct
— Meteo & Radar (@meteoeradar) April 2, 2026
Severe weather hit Campobasso, Italy, today, causing widespread flooding.
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) March 31, 2026
In the Sinarca area, firefighters rescued a woman trapped in her car by rising floodwaters using a helicopter from the Pescara Flight Unit. pic.twitter.com/feV7FxwiWb
Lini një Përgjigje