TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2026, 13:03

Macron akuza të forta Trump: Presidenti i SHBA po minon NATO-n, s'ka seriozitet çfarë thotë sot dhe nesër

Shkruar nga Pamfleti

Trump vazhdon të bërtasë, ndërsa aleatët e tij thonë se besimi nuk është lojë fjalesh. Në NATO nuk fiton ai që bën shfaqje, por ai që mban fjalën. Çdo kontradiktë e tij ditore nuk është vetëm konfuzion është rrezik për sigurinë globale, thotë Macron.

Macron akuza të forta Trump: Presidenti i SHBA po minon NATO-n, s'ka
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për minimin e NATO-s duke krijuar "dyshime të përditshme në lidhje me angazhimin e saj" ndaj Aleancës Atlantike. 

"Është një përgjegjësi që autoritetet amerikane po e marrin përsipër sot duke thënë çdo mëngjes: do ta bëjmë këtë, nuk do ta bëjmë atë, apo diçka tjetër.", deklaroi presidenti francez në Seul të Koresë së Jugut, raporton Le Monde.

"Ka shumë fjalë dhe janë kudo. Ne të gjithë kemi nevojë për stabilitet, qetësi, një kthim në paqe; kjo nuk është një shfaqje.", shtoi Macron.

Lidhur me NATO-n dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, Emmanuel Macron tha se Donald Trump duhet të jetë serioz dhe të mos thotë "të kundërtën e asaj që thamë një ditë më parë çdo ditë”.

Emmanuel Macron foli gjithashtu se një operacion ushtarak për të “çliruar” Ngushticën e Hormuzit do të ishte “jorealist”.

 “Nuk ka qenë kurrë opsioni që kemi marrë në konsideratë ”, përsëriti ai, duke shtuar se një operacion i tillë “do të zgjaste një kohë të pacaktuar” dhe do të përfshinte “një mori rreziqesh”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ditën e djeshme tha se po e shqyrton me forcë tërheqjen e SHBA-së nga NATO, ndërsa e krahasoi përsëri aleancën me një “tigër letre”.

“NATO është përtej njohjes. Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë, edhe unë, meqë ra fjala”, tha ai në një intervistë me Telegraph.

Presidenti amerikan është shprehur kundër aleatëve ditët e fundit, pasi u shpreh se ata nuk e ndihmuan në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

Ai shtoi se SHBA-të kanë qenë aty për vendet që kishin nevojë për mbështetjen e tyre, përfshirë Ukrainën, edhe pse nuk ishte problemi i tyre.

 

macron-trump macron nato trump nato

Lini një Përgjigje